Zeka: Samiu m’ka thënë që VV nuk do zgjedhje. Kurteshi: Milaim, mos m’ke pa andërr

0

Ka pasur disa replika në Kuvendin e Kosovës, pasiqë deputeti Milaim Zeka kritikoi ashpër LDK’në duke thënë se kjo parti po mendon qe Kosova do të shkojë shpejt në zgjedhje.

Më pas, ai ka thënë se Kosova nuk do të shkoj në zgjedhje shpejt, të paktën sic tha ai jo edhe një vit, ‘pasiqë Vetëvendosje nuk do zgjedhje një herë’.

Sponzor

“Kam dëgju, bile baci Adem dhe Sami Kurteshi më kanë thënë që Vetëvendosje nuk janë një herë të gatshëm me shku në zgjedhje”, ka thënë Milaim Zeka, shkruan Periskopi.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

“Unë e dëgjoja kolegun Zeka, në andërr ka mujtë me folë për këtë çështje në realitet jo.”, ka thënë Kurteshi.

Më pas, ka folur edhe Milaim Zeka duke thënë:

“Jo shumë mirë e tha zoti Kurteshi, po na këtu gjysa për andrra jemi kah folim në Parlament, është e vërtetë këtu andërr kam fole me ty”.

-Sponzor-