Zeka: Është vepër penale nëse e njeh një vrasës dhe nuk e lajmëron në organet kompetente

0

Gazetari Bajrush Morina, edhe me tutje ka vazhduar ta mbroj qëndrimin e tij se e di se kush e vra ish-aktivistin e LDK-së, Enver Malokun.

Në replikat që Morina ka zhvilluar me deputetin Milaim Zeka në Facebook, ka treguar se deputeti i cili vrau Enver Malokun nuk është pjesë as e LDK-së dhe as e Vetëvendosjes, duke lënë të kuptohet se ai u vra nga një deputet i cili është pjesë i koalicionit qeverisë, që i bie që sipas Morinës ai mund të jetë deputet nga radhët e PDK-së, AAK-së, Nismës ose edhe minoriteve.

Sponzor

Deputeti Milaim Zeka, është pyetuar atë rreth replikave që ka pasur me Morinën.

Zeka, ka thënë se nëse dikush e di një vrasës dhe nuk e tregon në organet e drejtësisë, atëher kjo është vepër penale.

Poashtu Zeka tha se është pro urdhërit që ministri i drejtësisë Abelard Tahiri, ia ka dhënë kryeprokuorit Aleksandër Lumezit, që sa më parë ta zbuloj të vërtetën rreth këtij rasti.

”Unë nuk e di kush e ka vra. Unë kam punuar për 9 vite me Enver Malokun. Kurrë nuk e kam taku, veç i kam dhënë raporte nga Suedia kur kam qenë. Nuk e di me kënd e ka pas keq ose mirë. I bashkangjitem urdhërit të ministrit të drejtësisë për ta zbardhur këtë rast. Bajrush Morina dhe secili gazetar duhet me ditë se është vepër penale nëse e njeh një vrasës dhe nuk e lajmëron në organet kompetente”, tha Zeka.

Kemi provuar të marrim përgjigjie edhe nga Bajrush Morina, por ky i fundit ka thënë se nuk mund të përgjigjet dhe se është rrugës.

”Jam rrugës. Më vonë”, tha shkurt Morina.

Majlinda Sylejmani

-Sponzor-