Zbulohet arsyeja e anulimit të takimit në Bruksel nga Vuçiqi

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot ka refuzuar takimin me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Bruksel, i paraparë të mbahej atje, shkruan Gazeta NewBorn.

Burime të Gazetës NewBorn, tregojnë se arsyeja e refuzimit të takimit Thaçi-Vuçiq, në Bruksel ka ndodhur për shkak të mos aprovimit të kërkesës së Vuçiqit nga autoritetet kosovare për vizitën e tij tek Liqeni i Ujmanit.

Sponzor

Ky mos aprovim i kërkesës së Vuçiqit ka nervozuar këtë të fundit, i cili edhe ka refuzuar takimin me Thaçin.

Thaçi dhe Vuçiq janë takuar sot ndamas vetëm me Frederika Mogherinin, shefen e BE-së.

Nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës mes dy presidentëve në Bruksel.

Ni predsednik Vučić ne voli potpitanja N1

Ni predsednik Vučić ne voli potpitanja N1 http://bit.ly/2ggQCtZ

Posted by N1 Srbija on Friday, October 13, 2017

-Sponzor-