“Ylli i botërorit” të enjten në Tiranë

0
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë kësaj jave.

Kitaroviç do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e enjte, ku është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në Parlament para deputetëve.

Kitaroviç do të takojë krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim edhe në samitin e NATO.

Presidentja kroate u mediatizua në rajon dhe Evropë gjatë kampionatit botëror të futbollit Rusi 2018 ku Kroacia preku finalen perballe Frances qe rrembeu kupen. Kitaroviç u konsiderua si një nga politikanet më mbështetëse ndaj një ekipi, në këtë rast, ndaj ekipit kroat.