Xherdan Shaqiri i dërgon ‘selam’ Serbisë para Kupës së Botës

0

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri ka postuar këpucët me të cilat ai do të luajë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Sulmuesi nga Zhegra e Gjilanit do të përfaqësojë kombin e Zvicrës në Kupën e Botës 2018, por ai ka bërë të ditur se nuk e harron kurrë Kosovën, shkruan GazetaBlic

Sponzor

Në këpucët me të cilat Xherdani do të luajë në Kupën e Botës kanë edhe dizajne me simbole shtetërore të Republikës së Kosovës.

Këpucët janë bërë a nga kompania sportive ‘Nike’ dhe në to janë të dizajnuara flamuri i Republikës së Kosovës dhe flamuri i shtetit të Zvicrës.

Xherdan Shaqiri do të vesh këto këpucë edhe në ndeshjen ndaj Serbisë, që Zvicra e zhvillon me 22 qershor në Rusi, në kuadër të Kupës së Botës 2018.

Zvicra gjithashtu do të përballet në ndeshjet e grupit edhe me Brazilin dhe Kosta Rikan.

Vlen të ceket se Shaqiri zhvilloi një sezon të mirë me Stoke Cityn – pavarësisht se skuadra e tij nuk arriti të mbijetojë në Premierligë.

Shaqiri pritet të largohet nga Stoke City, por jo edhe nga Anglia, pasi ai mund t’i bashkohet Evertonit apo Tottenhamit – skuadra këto që kanë shprehur interesim për yllin shqiptar.

-Sponzor-