Vuçiqi i reagon BE-së për Kosovën: Mos u referoni kështu

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot i kërkoi zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq një sqarim në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova për produktet serbe.

Ai është shprehur se Kosova nuk ka përmbushur asnjë marrëveshje dhe ka pyetur se cilën marrëveshje e ka shkelur Serbia, transmeton lajmi.net.

Sponzor

“Pyes publikisht – cilën marrëveshje e ka shkelur Serbia? Dhe çfarë marrëveshje përmbushi Kosova?

Por, Vuçiq nuk ka përfunduar ankesat e tij me kaq, ai është ankuar tek BE për formën se si i referohen dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duke vazhduar mohimin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Ai është shprehur i nervozuar me BE-në që kur flasin për dialogun, nuk i referohen si dialogu Prishtinë – Beograd, por si dialogu Kosovë – Serbi.

“Në deklaratat e tyre ata nuk i referohen dialogut si Prishtinë – Beograd, por si Kosovë – Serbi, sikur të ishin të dyja vende sovrane”, është shprehur Vuçiq.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s me taksën e fundit.

-Sponzor-