Vrasja e gruas dhe vajzës në Brekovc, seanca ndaj Pjetër Nrecajt mbahet në spital

0
Gjykata e Gjakovës ka zhvilluar para pak minutash seancën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Pjetër Nrecajt të dyshuarit për vrasjen e Valbona Nrecajt dhe vajzës së saj 9 vjeçe. Kallxo.com mëson se seanca është mbajtur në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit.

Gjykatësi është kthyer nga seanca dhe është duke përpiluar vendimin.

Seanca e djeshme ishte shtyrë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të pandehurit.

Sponzor

Në fjalën e tij para gjykatës prokurori Agron Matjani kishte thënë se vrasja ishte kryer me dashje.

“I pandehuri me dashje ka privuar nga jeta anëtarët e familjes së tij bashkëshorten dhe vajzën 9 vjeçare”.

Në pretendimet e tij prokurori ka përmendur se qëllimi i të pandehurit ishte që ta bindë të ndjerën që të kthehet dhe të jetoj me të  por kur ajo ka refuzuar i pandehuri ka kryer aktin.

“Në ditën kritike i pandehuri shkon tek shtëpia e vëllezërve të së ndjerës Valbona për ta bindur për të bashkëjetuar dhe duke qenë se e ndjera Valbona nuk ka dashur të shkon në shtëpinë e bashkëshortit të saj i pandehuri me armën AK-47 shtënë disa herë në drejtim të gruas dhe vajzës duke i privuar nga jeta”, thuhet në kërkesën e prokurorit.

I njëjti ka sqaruar se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes për tu dorëzuar më pas në polici.

Gjykatësi i rastit ka thënë se seanca është shtyrë për një afat të pacaktuar.

40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës

-Sponzor-