Vlora Çitaku zbulon prapaskenat pas mbledhjes: Daçiq erdhi dhe më tha…

0

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka treguar se çfarë ka ndodhur pas mbledhjes së sotme ku ajo u përplas me kryediplomatin serb, Ivica Daçiq, për shumë çështje që kishin të bënin më Kosovën.

Kishte përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së OKB’së dhe përballja Kosovë-Serbi, ku Daçiq akuzon Kosovën, e Çitaku i përgjigjet deklaratave të tij në prezencë të përfaqësuesve të tjera.

Sponzor

Citaku ka treguar për Express se pas mbledhjes së KS të OKB’së, ajo dhe delegacioni kosovar po bisedonin me përfaqësuesit e SHBA’së dhe Britanisë së Madhe, kur bisedën e ka ndërprerë Daciq. Ai, sipas Ambasadores, ka ofenduar zyrtarët kosovarë, në prani të ndërkombëtarëve.

“Pas seancës së Këshillit të Sigurimit, teksa delegacioni i Kosovës bashkëbisedonte me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Ministri i Jashtëm i Serbisë ndërpreu bisedën me ofendime tëe zhurmshme dhe të përsëritura”, ka thënë Citaku.

Sipas Ambasadores, kryediplomati serb është sjell sikur të ishte në kafene, e jo në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

-Sponzor-