Vlora Çitaku përplaset me komentuesit rreth kthimit të Armend Rexhepagiqit në skenë

0

Këngëtari i njohur kosovar, Armend Rexhepagiqi, që një kohë të gjatë është larguar nga aktiviteti i tij muzikor. Megjithëkëtë kthimin e tij në skenë po e kërkojnë fansa të panumërt. Së fundmi Rexhepagiqi ka hapur një llogari në Facebook, në një postim të tij, Vlora Çitaku i ka kërkuar këngëtarit që t’i kthehet muzikës, por komentet kanë marrë kahje serioze pasi aty janë përfshirë edhe komentues të tjerë që janë përplasur me Çitakun.
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, i shkruan këngëtarit “Na mungon ti dhe këngët e tua, të lutem kthehu”.

Komenti i kthehet menjëherë Çitakut nga një grua e cila i thotë pse të kthehet në një shtet që ka degraduar.

Sponzor

“Ku mu kthy? ne nje shtet ku pushteti e ka degradu jo vetem muziken e artin ; por edhe dinjitetin ia kane marre artisteve”, shkruan komentuesja, transmeton Gazeta Express.

Më tej, Çitaku mundohet t’i shpjegojë se arti e ka fuqinë e operimit pavarësisht shtetit e politikës. Por, komentuesja nuk ndalet ia përmend faktin se qytetarët e vendit mundësinë e parë që e kanë mundohen të ikin nga Kosova.

-Sponzor-