Vjosa Osmani e para, kështu rënditën pastaj liderët e partive politike sipas sondazhit të fundit (Dokument)

0

Pas raportimeve të djeshme në medie lidhur me sondazhin për mbështetjen e politikanëve nga qytetarët, Gazeta NewBorn ka arritur të siguroj këtë sondazh.

Sipas këtij sondazhi konfirmohet se deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani është politikanja me mbështetjen më të madhe të qytetarëve në Kosovë.

Sponzor

Në pyetjen “Kënd do ta votoni në zgjedhjet e ardhshme, cili lider politik mendoni se do të ishte më i përshtatshëm për pozitën e Kryeministrit, 20.8% e qytetarëve kanë votuar për depueten Vjosa Osmani, e cila lë prapa gjithë liderët e partive politike në Kosovë dhe duke u renditur e para.

Në vendin e dytë pas deputetes Vjosa Osmani rradhitet lideri i VV-së Albin Kurti me 20% mbështetje, përderisa kryetari i PDK-së Kadri Veseli është i treti me gjithsej 18.6%, shkruan Gazeta NewBorn.

Pas tij në vendin e katërt renditet lideri i AAK-së njëherit Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj me 8.5% ndërsa Fatmir Limaj i NISMËS ka 5.4%. Pas Limajt vjen Kryetari i Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti me vetëm 5.2%. Ne fund të listës renditen Behgjet Pacolli i AKR-së me 2.8% dhe Mimoza Kusari-Lila e Alternativës me 2.2%.

Gazeta merr vesh se sondazhi është bërë para pak kohësh nga kompania UBO Consulting e cila rregullisht bën monitorimin e opinionit publik të Kosovës/Gazeta NewBorn/

 

-Sponzor-