“Vidovdani” provokativ, thirrje të ruhet Kosova (Video)

0

“Kosova është Serbi”, “Kosova zemra e Serbisë”, “Kosovën nuk e tradhtoj”, ishin disa nga thirrjet të qindra serbëve të cilët u mblodhën në Gazimestan për të festuar Vidovdanin, apo siç njihet ndryshe “Beteja e Kosovës”, të cilën Serbia e kishte humbur përballë Perandorisë Osmane në vitin 1389.

Megjithatë, numri i serbëve që kishin ardhur në Gazimestan ishte i vogël, që tregon se miti për këtë festë po zbehet.

Sponzor

Nga aty klerikët fetarë serbë, bënë thirrje për mobilizim për ta ruajtur Kosovën.

Prifti serb në pension, Atanasije Jevtiq u tha serbëve të mbledhur në Gazimestan të Prishtinës, se Kosova është çliruar nga kjo betejë, sepse në atë vend e kanë bërë qëndresën.

Kleriku serb premtoi edhe diçka në prezencë të serbëve. Ai tha se do të luftojnë për Kosovës, madje sipas tij në Serbi ekziston gatishmëria për mobilizim për ta ruajtur Kosovën.

Qytetarët serbë që kishin udhëtuar nga Serbia në Gazimestan për të festuar Vidovdanin, u shprehen se në Kosovë nuk ka liri të lëvizjes.

Petar Pekmezoviq nga Beogradi, theksoi se Qeveria e Serbisë po bën mjaft për serbët e Kosovës, por që sipas tij duhet ende më shumë.

E Policia e Kosovës kishte ndërmarrë të gjitha veprimet paraprake duke përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë lidhur me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’.

Në komunikatën e lëshuar për media, Policia thekson se duke iu referuar vlerësimeve në terren në këtë manifestim morën pjesë rreth 700 pjesëmarrës, ndërsa nuk ndodhi asnjë incident.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim:

-Sponzor-