Vetura përplas dy këmbësore në lagjen Dardania në Prishtinë

0

Rreth orës 12:00 ditën e premte, një veturë ka shkelur dy këmbësore në lagjen Dardania në Prishtinë, transmeton Gazeta NewBorn.

Viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ngasësi i veturës është shoqëruar në polici, ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me rastin.