Vetëvendosje thotë se Haradinaj po bëhet qesharak duke i hedhur fajin Thaçit për gabimet e tij

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kërkuar dorëheqje nga kryeministri Ramush Haradinaj, për shkak të keqqeverisjes.

Në adresimin e tij për media, Konjufca shtoi se Haradinaj po bëhet qesharak që për gabimet e tij i hedh fajin çdo herë dikujt tjetër duke i referuar presidentit Hashim Thaçi për rastin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Sponzor

”Presioni ndaj deputetëve që është bërë edhe në një mënyrë të propagandës për të mos dalur qytetarët në protestë kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, ka qenë që Kosova po e merr liberalizimin e vizave”.

”Kjo është arsyeja që qytetarët s’kanë protestuar sepse qytetarët i kanë besuar Qeverisë”.

”Kemi një vit nga ajo ditë që kur u votua demarkacioni por nuk ndodhi liberalizimi I vizave deri tani por shihet që as në 2019 ai liberalizim nuk ndodhi”.

Kryeministri Ramush Haradinaj duhet të jap përgjegjësi sepse po ja tepron, për çdo gabim të tij i hedh fajin dikujt tjetër”.

”Kinse ai s’qenka fajtor e ka gënjyer presidenti. Presidenti po thotë se ”e ka gënjyer BE-ja”, ashtu siç po thotë edhe ministrja e Integrimeve që ”e ka mashtruar BE-ja”.

”Jemi mbushur me premtime të rrejshme, me këto praktika ku secili ja hedh fajin tjetrit për gabimet që ka bërë”.

”Ramush Haradinaj duhet të marrë përgjegjësi, që ose e ka ditë që demarkacioni është gabim por ka qenë i lakmueshëm për karrige”.

”Nëse je kryeministër që të mashtron çdo kush, duhet të japësh dorëheqje, e vetmja arsye që ai thotë është ‘‘unë jam njeri i mirë por më kanë mashtruar’‘. Kjo është qesharake!”.

”Deklaratat e javës së kaluar kanë të bëjnë se Kosova e ka humb territorin por kryeministri ynë është aq naiv sa që nuk e di këtë punë”.

-Sponzor-