Veseli dhe Delawie inkurajojnë deputetët ta votojnë demarkacionin

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie i kanë inkurajuar deputetët që në seancën e të mërkurës të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Votimi për demarkacionin, sipas tyre, do t’i hapte rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sponzor

Veseli dhe Delawie kanë zhvilluar një takim prapa dyerve të mbyllura, ku është diskutuar rreth një konsensusi tashmë të arritur mes subjekteve politike të pozitës dhe një pjesë të opozitës për ratifikimin e demarkacionit.

Kryeparlamentari Veseli dhe Ambasadori Delawie u pajtuan se është momenti i fundit që Kosova ta ratifikojë këtë marrëveshje, për t’i zënë afatet e nevojshme për heqjen e vizave gjatë këtij viti, thuhet në një komunikatë për media.

Ndërkaq, ambasadori amerikan, sipas komunikatës, e ka vlerësuar rolin e kryeparlamentarit Veseli në gjetjen e konsensusit brenda spektrit politik, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.​

-Sponzor-