Vëllai i dëshmorit Beg Rizajt sqaron se çka ndodhi sot në Deçan

0

Haki Rizaj, vëllai i Beg Rizajt, personit që u vra në Kumanovë në vitin 2015, ka sqaruar incidentin e sotëm në Deçan. Edhe ky, thotë se me kryeministrin Ramush Haradinaj, nuk ka lidhje rasti i mëhershëm dhe se për ta, Haradinaj është si vëlla.
Haki Rizaj deklaroi se, Aliu (vëllai tjetër i Beg Rizajt,që nuk e la Haradinajn ta zbulonte shtatoren) ishte i mërzitur për të vëllain dhe se nuk kanë asnjë problem me kryeministrin e vendit, transmeton Gazeta NewBorn.

“Nuk ka pasur kurrfarë incidenti, ndoshta e ka pasur nga mërzia, ka qenë edhe Aliu në luftë mundet prej mërzie. Jo more, kryeministri është vëlla i joni, familja Haradinaj, Ramushi dhe Dauti janë vëllezërit tonë”, tha ai.

Sponzor

Edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosja ka sqaruar incidentin.

Ai tha se ishte një konflikt në mes vëllezërve Rizaj dhe që kryeministri ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

“Refuzoi për vëllezër të vet që të marrin pjesë në zbulim të shtatores, se ata janë tre vëllezër që kanë mbetur dhe njëri prej këtyre vëllezërve nuk i ka lënë këta dy vëllezërit tjerë se janë keq mes vete. U desh me ndërhy kryeministri që me i pajtua në mes veti që me ju thënë se t’i ke me zbuluar këta dy nuk kanë me zbuluar se këta dy pak më të kthjelltë. Ai i thoshte kryeministrit që t’i nuk ki faj, por këta të dy nuk kanë qenë mbas Begut kurrë, nuk janë kanë në luftë kurrënjani dhe nuk dëshironte t’i lejonte vëllezërit tjerë për me marrë pjesë”, ka thënë ai.

Më vonë sqaroi edhe vet kryeministri.

Thotë se ndërhyrja e tij ka qenë në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit të lirisë.

“Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria. Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllait të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje. I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjerë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua. Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”, ka shkruar ai.

Shtatorja e heroit kombëtar do të qëndrojë në qendër të Deçanit, është financuar nga bashkëluftëtarët dhe bashkatdhetarët e tij. Ndërsa, komuna e Deçanit e ka ndarë hapësirën ku është vendosur.

Ushtari i “Shqiponjave të Zeza” të UÇK-së, Beg Rizaj, bashkë me tetë shqiptarë tjerë janë vrarë në Kumanovë gjatë një beteje me policinë dhe ushtrinë maqedonase, ku ende nuk është sqaruar se pse ndodhi kjo betejë dhe kush qëndron prapa tyre.
Ai është i varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-