Ai i cili i shënoj dy gola vjen me deklaratë të madhe! Tregon se çka i tha Muriqit në pauzë

0

Valon Berisha ka folur për media pas përfundimit të ndeshjes Kosovë – Angli.

Ai është shprehur se Kosova e ka pasur motivin të luaj, por se Anglia është ekip shumë e fortë.

Sponzor

“Motivin e kemi pasur ta luajmë lojën tonë dhe të tregojmë zemër. Filluam shumë mire, por e kemi ditur se do të kemi shumë vështirë. Individualisht janë më të mire, por si ekipë kemi luftuar dhe e kemi treguar në pjesën e dytë se çfarë zemre kemi. Faleminderit tifozëve për përkrahjen që kanë treguar, hallall iu koftë. Kemi shënuar 3 gola dhe kjo e tregon kualitetin e zemrën tonë. Kanë qenë shumë efektiv dhe çdo shanse e kanë shndërruar në gol, por ne folëm me njëri-tjetrin në pushim dhe treguam zemrën tonë të vërtetë në pjesën e dytë. Kemi treguar që jemi shtet i vogël, por me shumë zemër”, tha Berisha.

Ndërsa për ekzekutimin e penalltisë ku u pa një diskutim midis Muriqit dhe Berishës ai tha se e ka vëlla dhe është i gëzuar për golin e tij.

“Muriqin e kam vëlla, jam i gëzuar për golin, kam dëshirë të bëj hat-trick, por s’ka rëndësi, ne jemi familje dhe kalojmë mirë me njëri-tjetrin.”, tha Berisha.

-Sponzor-