Vajza e artë

0

Shkruan: Ilirida Rexhbogaj                                                 13 prill, 2018

Ajo është simbol i një personi qe ndjek ëndrrat, tregon më së miri se çdo gjë arrihet me zemër e talent, përveç kësaj faleminderon Zotin.

Sponzor

Majlinda  u bë shpresa e fëmijëve te sëmur me kancer, u bë ambasadorja e tyre. Për t`iu dhëne atyre jetë, shiti medaljen e saj qe mori ne Rio 2016. Ku shkruante emri i saj e emri i vendit tonë Kosovës, që kjo vajzë  iu bë ambasadorja me e mirë.

Si është për një sportist që arriti majat e suksesit, e nuk mori ndonjë ndihmë të madhe nga shteti, t`i shes ato çfarë fitoi, duke përfaqësuar po atë shtet. Majlinda Kelmendi potencoi se vjen nga Kosova dhe se nuk do te përfaqësonte asnjë vend edhe po ta paguanin dhjetëra herë më shumë. Ajo donte t`u tregonte te gjithëve se vjen nga një vend i vogël, që për të ishte shumë i madh. E të bëhej ky vend i madh në sytë e botës, aq sa suksesi që ajo arriti.

Serioze në dukje të parë, e ëmbël e simpatike po ta njohësh. Një vajzë me ëndrra të mëdha, e me një besim të madh në vete. Kelmendi filloi të  merrej me xhudo që e vogël, që  atëherë  trajner e ka Driton Kuken. Rrugëtimi i saj nuk qe i lehtë sepse kushtet e vendit tonë nuk qenë  të lehta. E t`i thuash dikujt se një vajzë nga Kosova do të merrte medalje të artë në lojërat olimpike. Kjo tregon me se miri atë thënien”Kurrë mos thuaj kurrë” sepse Kosova për herë të parë mori një medalje të artë.

Ajo e përlotur pranoi medaljen e artë që i dha krenari Kosovës, siç e kishte bërë edhe  shumë herë të tjera pavarësisht se Kosova nuk bëri shumë për të dhe kushtet ku  kampionia jonë  u stërvit nuk qenë aq të përshtatshme këtë e potencoi shumë herë  trajneri i saj Kuka. Por Majlinda nuk u ankua asnjëherë, ajo i kishte vënë një qëllim vetës, e nuk do të dorëzohej .

Majlinda na bëri krenar edhe njëherë, një histori qe Kosova nuk e harron, krenar ishin prej nga më të moshuarit deri tek  më të rinjtë, kur flamuri i Kosovës valoi në Rusi e Majlinda e bë kampione e Evropës.

Ajo është madhështore, ashtu si puna e saj të cilës ajo i kushtoi pjesën më të madhe te kohës . Kjo  është vajza e artë e Kosovës.

-Sponzor-