Ushtria përmes ligjit, kundërshton SHBA-ja

0

Qeveria e Kosovës dje ka votuar tri projektligjet bazë për formimin e ushtrisë, duke anashkaluar kështu kërkesën e miqve ndërkombëtarë që ushtria të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese duke transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se ky vendim nuk është marrë në koordinim me Ambasadën Amerikane, shkruans ot Gazeta “Zëri.

Ushtria e Kosovës nuk do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Përkundrazi, Qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, duke anashkaluar amendamentimin e Kushtetutës për ndryshim të emrit nga FSK-ja në Forca të Armatosura.

Gjatë mbledhjes së djeshme kabineti qeveritar miratoi tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me mision dhe me detyra shtesë: Ligjin për Forcën, Ligjin për Shërbim në Forcë dhe Ligjin për Ministrinë e  Mbrojtjes.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky vendim i ndërmarrë është krejtësisht ligjor. Megjithëkëtë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka kundërshtuar fillimisht një gjë të tillë, duke thënë se ushtria nuk mund të bëhet “kokë më vete” pa pasur dakordim me faktorin ndërkombëtar.