Uran Ismaili: Vetëm kjo parti mund ta ndryshoj Kosovën

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, tha në hapje të procesit zgjedhor partiak se asnjë parti me shumë se PDK nuk ka dhënë dhe nuk jep për Kosovë, transmeton “Zeri.info”.

“Asnjë parti më shumë se PDK nuk ofron hapësirë për kuadro që duan të punojnë për Kosovën. Dekada e Re është dera e hapur e të gjithë atyre që kanë guxim, dije dhe energji, e që duan ta ndryshojnë jetën e tyre, të familjes, lagjes, fshatit, qytetit dhe shtetit të tyre”, tha Ismaili.

Sponzor

LEXO EDHE: Kuqi për PDK-në: Sot jemi më të pjekur se kurrë

Më tutje, ai shtoi se për këtë garanci është edhe vet shembulli i tij.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, më tej tha se Dekada e Re është platforma e cila do të ofroj zgjidhje për Arsimin, Ekonominë, Shëndetësinë dhe mundësi për një jetë më të mirë.

Në fund, Ismaili tha se Dekada e Re është zotim i Kryetarit Kadri Veseli. “Dekada e Re është bashkëdyzim i kërkesës së qytetarëve dhe vullnetit tonë të hekurt politik. Së bashku do ta forcojmë Kosovën në çdo cep. Andaj, askush mos të dyshojë se Partia Demokratike e Kosovës s’do të ndryshojë Kosovën. Në të vërtetë, ne jemi të vetmit që e kemi bërë këtë”, përfundoi ai.

-Sponzor-