U rrit me gorilla, ribashkimi me të pas 12 vitesh do t’ju emocionojë

0

Shumica prej nesh e njohim ndjenjën kur ribashkohemi me dikë të familjes pasi jemi ndarë për vite të tëra. Por, çfarë ndodh kur e takoni pas disa viteve një kafshë që ishte miku juaj i fëmijërisë?

Me shumë gjasë, një mace ose qen nuk do t’ju njihte më pas kaq shumë viteve. Megjithatë, duket se majmunët janë më të ngjashëm me njerëzit në këtë aspekt.

Sponzor

Tansy Aspinall u rrit duke ndihmuar familjes e saj me aktivitete bamirësie në Parkun e Kafshëve të Egra Holetts në Angli, transmeton Gazeta Express.

Qëllimi kryesor i familjes së saj është që t’i lëshojë gorillat në mjedisin e tyre natyral në Afrikë. Në një intervistë për Evening Standard, Tansy tha se gjatë viteve të fëmijërisë, ajo kishte një marrëdhënie shumë personale me gorillat që ishin aty – ata luanin dhe argëtoheshin së bashku.

Pasi u nda me gorillat kur ishte ende e vogël, ajo u takua përsëri me të njëjtat që kishte luajtur gjatë fëmijërisë – pas 12 viteve.

Për takimin e saj me to, ajo tha: “Ata më njohën me të vërtetë. Ishte kaq e ëmbël dhe më përqafuan dhe u treguan shumë të sjellshëm me mua”.

Videoja e takimit të saj ishte bërë kohë më parë, por ajo është kthyer përsëri në rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Shikojeni videon më poshtë të kësaj ngjarje:

-Sponzor-