Tym i madh në Parlament dhe Ministrinë e Brendshme!

0

Protesta e opozitës vijon që prej thuajse dy orësh tashmë, teksa dhjetëra protesues e simpatizantë të opozitës kanë qëndruar prapa në ambientet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Parlamentit.

Konkretisht në ambientet përballë godinës së legjislativit, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe tymuese, ndërsa policia është tërhequr më në brendësi duke qënduar pranë autobotit me ujë me presion. Situata nuk është tensionuar aqsa të vihej në përdorim autoboti, teksa e gjithë zona është mjegulluar nga tymueset.

Sponzor

E teksa në parlament e drejtorinë e përgjithshme të policisë u hodhën tymuese, flakadanë e kapsolla, lideri i opozitës ka ndaluar fare pak pranë parlamentit dhe më tutje ka përvijuar në krye marshimin drejt godinës së Ministrisë së Brendshme.

Me të mbërritur në Ministrinë e Brendshme protestuesit po ashtu kanë lëshuar drejt godinës tymuese, kapsolla dhe thirrje “policia e leshit”.

Kjo do të jetë dhe pika e parafundit, pasi më tutje opozita do t’i drejtohet me marshim dretorisë së policisë së Tiranës, vendit ku janë mbajtur në qeli një sërë protestuesish të ndaluar të shtunën e protestës së 4 kombëtare./Express

Për të ndjekur live protestën- marshim shikoni më poshtë:

-Sponzor-