Tronditet bota e futbollit, vdes lojtari i njohur dhe i dashur i sportit

0

Ishte mbledhur me çunat e lagjes për një ndeshje futbolli, pa e ditur se ato momente argëtimi do i merrnin jetën.

Një djalë i ri nga Lezha humbi jetën në mes të fushës, teksa po luante futboll.

Ngjarja ndodhi mesnatën e lënë pas, rreth orës 00:05, sapo kishte hyrë e mërkura.

Më konkretisht në fshatin Reps, në një kalçeto 29-vjeçari Edison Prenga, banues në fshatin Mashterkorë, duke luajtur futboll ka pësuar atak kardiak.

Ai është rrëzuar në mes të fushës, por pavarësisht ndihmës së dhënë nga shokët, i riu ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Nga veprimet paraprake hetimore, rezulton se vdekja e Edisonit, ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.