Trajtimi i sektorit privat – Njëra nga politikat zhvillimore të Bashkimit Evropian

0

TRAJTIMI E SEKTORIT PRIVAT – NJËRA NGA POLITIKAT ZHVILLIMORE TË BASHKIMIT EVROPIAN

Sektori privat është fushë me rëndësi të veçantë e cila në mënyrë ideale përmirëson jetën e komuniteteve dhe përmbush planifikimet e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. Gjatë dekadës së fundit, mbështetja e Komisionit Evropian për zhvillimin e sektorit privat ka paraparë mesatarisht 350 milionë euro në vitë, ndërsa kuadri aktual financiar shumëvjeçar për vitet 2014-2020 përmban rreth 2 miliard euro për zhvillimin e sektorit privat. Kjo arrihet edhe me ndihmën nga shtetet anëtare, që e bënë BE-në një lojtar kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në vendet partnere. Zhvillimi i sektorit privat luan një rol kyç në krijimin e rritjes ekonomike, punësimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

Sponzor

Krijimi i lehtësirave nga ana e shtetit për sipërmarrësit, nxit njerëzit për të investuar në fusha të ndryshme, përmirëson jetën e njerëzve përmes rritjes së aksesit ndaj mallrave dhe shërbimeve, u mundëson qeverive në vendet në zhvillim që të gjenerojnë të ardhura më të mëdha tatimore, duke kontribuar kështu në financimin e strategjive më të gjera zhvillimore. Në njohje të kësaj, Komisioni Evropian mbështet përpjekjet e qeverive për të zhvilluar sektorin privat, me një fokus të veçantë në asistencën për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSMEs). Kjo është pjesë e një qasjeje të re globale për zhvillimin e qëndrueshëm, në të cilin sektori privat luan një rol të jashtëzakonshëm.

Është potencuar potenciali i sektorit privat për të krijuar kushte të përshtatshme për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, veçanërisht në Agjendën e BE-së për Ndryshim në vitin 2011. Komunikata e Komisionit Evropiane, e vitit 2014, “për një rol më të fortë të sektorit privat në arritjen e rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në vendet në zhvillim”, e vë sektorin privat në ballë të zhvillimit ndërkombëtar dhe e identifikon atë si një partner kyç në arritjen e qëndrueshmërisë të përcaktuara në Agjendën për Zhvillim të Qëndrueshëm deri më 2030.

Nëse tërheqim një paralele nga fokusi i Bashkimit Evropian për këtë sektor, tek fokusi i Republikës së Kosovës për po të njejtën çështje, Kosova ka nevojë imediate që të ndërhyj në ligjin e punës dhe sektorit privat ta vë në një pozit më të dinjëtetshme se në atë që është tani. Thjeshtë ky ligj duhet të gjejë zbatim më të madhë tek ndërmarrjet private. Numri i punëtorëve në proporcion me të hyrat, konkurset publike, përcaktimi i orarit të punës, puna gjatë orarit të natës, pushimet vjetore, kompensimi i pushimit vjetorë e kompensimi i lëndimeve në punë, mund të jenë vetëm nene të shkuara. Më së shumti shihet e nevojshme ndërhyrje në nenin 57 të ligjit Nr. 03/L-212, për pagën minimale. Sektori privat, minimalisht duhet të ketë të njejtin standard me atë publik sepse ky sektor është rregullator i mirëqenjes së shumicës së qytetarëve të Kosovës.

Duke pretenduar në një shtet të zhvilluar ekonomikisht, sektori privat duhet të jetë një nga temat më të rëndësishme të politikave qeveritare të vendit tonë!

Elbasan Osmani
Master i Politikave të Bashkimit Evropian

-Sponzor-