Tragjedia e zjarreve në Greqi, Haradinaj: FSK-ja e gatshme të ndihmojë

0
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës solidarizohen me popullin grek dhe familjet që kanë humbur të afërmit në tragjedinë e ndodhur pas përfshirjes së zjarrit në një pjesë të Athinës.

Haradinaj po ashtu ka thënë se Kosova është e gatshmë të ndihmojë me ekipet e shpëtimit të FSK-së nëse kërkohet nevoja, shkruan lajmi.net.

Vlen të theksohet pak caste më parë, Ambasada e Shqipërisë në Athinë njoftoi se nuk ka shqiptarë në mesin e viktimave.

-Sponzor-