Tifozët serb të Liverpoolit në Beograd brohoritën emrin e Shaqirit, i kënduan edhe Gjilanit (VIDEO)

0

KULTURA
VIDEO
IMPRESUM
PRIVACY POLICY
Tifozët serb të Liverpoolit në Beograd brohoritën emrin e Shaqirit, i kënduan edhe Gjilanit (VIDEO)
Tifozët serb të Liverpoolit në Beograd brohoritën emrin e Shaqirit, i kënduan edhe Gjilanit (VIDEO)

SPORT
maj 08, 2019 – 15:54
Detajet
Shpërndaje:
Liverpooli ka tifozë në mbarë botën dhe ka një bazë të madhe tifozësh në Serbi, shkruan Zëri.info.

Sponzor

Tifozët serb u mblodhën në një kafene në Beograd për ta parë ndeshjen Liverpool – Barcelona në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve, shkruan “Telegraf.rs”, përcjell Zëri.info.

Sapo filloi ndeshja, tifozët besonin në skuadrën e zemrës dhe në atë se trajneri Jurgen Klopp mund të bënte mrekulli.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, shpresat e tifozëve të Liverpoolit u rritën pasi Divock Origi ‘shpërtheu’ duke e shënuar golin e epërsisë.

Image
Atmosferë e njejtë mbretëronte edhe në kafenenë e lartëcekur në Beograd, ku mediumi serb, “Telegraf.rs” e vështronte situatën.

Sipas mediumit serb, tifozët e Liverpoolit në Beograd nuk u ndalën asnjëherë duke kënduar dhe se pinin vazhdimisht birra.

Te dy-golëshi i mesfushorit, Gini Wijnaldum ishte atmosfera paksa më interesante.

Image
Te goli i dytë i Wijnaldum, Xherdan Shaqiri, mesfushori nga Kosova asistoi për holandezin dhe ky asistim gëzoi tifozët e Liverpoolit, të cilët kanë simpati për shqiptarin nga Kosova, i cili ‘iritoi’ serbët me shqiponjën dy-krenare pas golit ndaj Kombëtares serbe në Kampionatin Botëror në Rusi.

“Ne u befasuam kur dëgjuam se si tifozët serb e thërrisnin ‘Shaqiri’, Shaqiri’ dhe pastaj kishte një këngë për të kur ai u shfaq në ekran”, shkruan tutje “Telegraf.rs”.

“Gjilani është zemra e Serbisë”, filluan thirrjet e tifozëve të Liverpoolit, duke aluduar në faktin se Shaqiri ka lindur në këtë qytet të Kosovës, përcjell Zëri.info.

-Sponzor-