The Guardian: Kosova ishte e fuqishme si Anglia

0

Gazeta prestigjioze The Guardian ka bërë një artikull përmbledhës për trillerin e sotëm mes Anglisë dhe Kosovës që përfundoi me rezultat 5-3.

Autorët e quajnë natën e sotme si “të egër dhe eksentrike”, dhe si një përzirje mes satisfaksionit dhe konfuzionit.

Sponzor

The Guardian shkruan për gabimet në fazën e mbrojtjes të Anglisë, ashtu si për gabimet në mbrojtje të Kosovës, përkthen në shqip Periskopi. Anglezët gabuan në mënyrë të tmerrshme në golin e parë, pasi Michael Keane gaboi në pasim dhe Valon Berisha shënoi.

Por më pas, ishin gabimet në fazën e mesfushës defanzive dhe mbrojtëse të Kosovës që ranë në sy. Kishim dalje të shpeshta nga pozicioni të lojtarëve dardanë që i mundësuan sulmuesve anglezë hapësira të mëdha. The Guardian e konsideron yllin e Dortmundit, Jadon Sanchon, si njeriun që bëri diferencën sot. 20 vjeçari ia doli të shënonte dy herë, dhe për më tepër përmes aksionit të tij shënoi autogol Mërgim Vojvoda.

-Sponzor-