Thaçi: Takimi me Vuçiqin i vështirë

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur për në Bruksel ku e pret takimi i radhës me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq në vazhdën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ shprehet se ky do të jetë një takim i vështirë por me rëndësi të madhe për arritjen e një marrëveshje përfundimtare në mes dy shteteve, transmeton lajmi.net.

“Rrugës për në Bruskel për një takim tjetër të vështirë me palën serbe, por një takim i domosdoshëm për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar presidenti i vendit, Hashim Thaçi në Twitter.

Sponzor

Ai gjithashtu është shprehur se kjo është e vetmja mënyrë për të hapur perspektivën e Kosovës ndaj BE-së dhe Kombeve të Bashkuara.

“Vetëm kjo do të hapë përspektivën e BE-së për vendet tona dhe do ta sigurojë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara për Kosovën”, ka vazhduar ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Gjatë rrugës për në Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën.”

-Sponzor-