Thaçi sot takon partitë politike lidhur me deklaratën e përbashkët me presidentin malazez, për demarkacionin

0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka prezantuar marrëveshjen e përbashkët për demarkacionin, të nxjerrë bashkë me presidentin e Mali të Zi.

Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015.

Thaçi ka njoftuar se gjatë orëve në vijim do të takohet me gjitha partitë shqiptare dhe jo ato shqiptare, për t’i njoftuar me këtë deklaratë.

‘Pas pak orësh do të takoj liderët e partive shqiptare dhe joshqiptare, për t’i njoftuar me këtë deklaratë të përbashkët me presidentin malazez’’, ka thënë ai.