Thaçi: Mua s’më nevojiten votat, interesi nacional mbi të gjitha

0

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë sot se nuk është i interesuar për vota deri sa është shprehur i bindur se Kosova do të dalë fituese.

Ai këto komente i bëri në “Ëomen in Energy Scholarship Program”, ku tha se Kosova është me fat që ka një përkrahje unike nga SHBA-ja dhe nga të gjitha institucionet e saj, pa asnjë dallim.

Sponzor

Sipas tij, mbështetja amerikane do të arrijë qëllimin nëse Kosova është në paqe me vetveten dhe fqinjët e vet, pasi asnjë investitor nuk vjen në rajon nëse flitet për luftë.

I pari i vendit shtoi, se asnjë vend i ri, i punës nuk krijohet nëse mungon përkushtimi për një treg të lirë të bashkëpunimit rajonal, dhe ai i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mes tjerash, ai theksoi se SHBA është e fokusuar për të ndihmuar Kosovën në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Ëndrra e Kosovës shtet i suksesshëm e prosperues, që ndajmë së bashku me aleatët amerikan, arrihet vetëm nëse dalim nga gjendja e status-qou. E di që nuk fitohen shumë vota kur flitet për dialog, por mua nuk më nevojiten votat. Interesi nacional është mbi vota. E kam obligim të them të vërtetën ashtu siç ma thotë mua mendja dhe shpirti, ashtu siç na thonë edhe miqtë për të mirën e Kosovës, ashtu siç e di që është edhe opinioni i qytetarëve të Kosovës. Andaj uroj që këto investime të MCC-s në të mirë të qytetarëve të Kosovës, të rriten, të shumëfishohen duke punuar në realizimin e objektivave të përbashkëta që kemi me ShBA-në. Jam i bindur që Kosova do të dalë fituese dhe gratë kosovare që do të fitojnë këto bursa do të kthehen në Kosovë me një perspektivë shumë më të mirë”, tha ai.

-Sponzor-