Thaçi e Vuçiq sot takohen në Bruksel

0

Federica Mogherini, shefe e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, do të presë sot në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka njoftuar se në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e marrëdhënieve, që është jetike për rrugën evropiane të tyre.

Sponzor

Kujtojmë se zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 përqind për prodhimet e Serbisë.

-Sponzor-