Thaçi e ka të siguruar postin e Presidentit, pavarësisht dëshirave boshe të LVV-së, LDK-së dhe të tjerëve – Kjo gjë e mbronë

0

Hashim Thaçi, i cili është Presidenti i Republikës së Kosovës nga viti 2016-të, e ka të sigurt postin e tij deri në përfundim të mandatit.

Këtë gjë ia mundëson vetë Kuvendi i Kosovës dhe deputetët e tij. Për rrëzimin e Thaçit nga ky post duhen 2/3 e votave apo 80 të tilla nga gjithë deputetët e Kuvendit, por këto vota asesi nuk mund të mbledhen për ta rrëzuar Thaçin nga kjo pozitë, shkruan Gazeta NewBorn.

Sponzor

Edhe nëse bëhen bashkë LDK, LVV, GDP, Lista Serbe prap nuk arrihet numri prej 80 deputetëve për ta rrëzuar atë.

28 deputetë nga LDK, 20 nga Vetëvendosje, 11 nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, 10 nga Lista Serbe dhe 6 nga Nisma (deputetët e kësaj partie deri më tani nuk dihet nëse janë pro ose kundër shkarkimit të Thaçit, sepse votimi pro, do ti largonte ata nga Qeveria) nuk do të mund ta arrinin numrin prej 80 deputetëve i cili do të mjaftonte për shkarkimin e tij.

Të paktën duhen edhe 5 deputetë për shkarkimin e Thaçit nga ky post, e sigurimi i 5 deputetëve është i pamundur pasi që pro shkarkimit të Thaçit nga ky post aktualisht nuk janë PDK parti të cilën ai e ka themeluar, AAK e cila është tanimë në koalicion me PDK-në dhe deputetët e pakicave të cilët kanë një raport të mirë me Thaçin, i cili për dy mandate kishte qenë kryeministër i vendit dhe kishte marr në qeveri në dy mandatet e tij ato minoritete.

Pra edhe inicimi dhe dërgimi i tij në Kushtetuese, edhe në rast se Gjykata Kushtetuese po supozojmë se do të gjente shkelje gjë që do ta ketë shumë të vështirë ose të pamundur një gjë të tillë, prap shkarkimi i tij është i pamundur me 75 vota, pasi që duhen të jen 80 të tilla/Gazeta NewBorn

-Sponzor-