Testi për patentë shoferë edhe në gjuhën turke

0

7 maj 2019

Sponzor

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, priti në takim deputetët turq nga grupi parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentë shoferë në gjuhën turke.

Ministri Lekaj theksoi se tashmë është përmbushur kërkesa e tyre kushtetuese dhe ligjore që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre.

Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të grupit parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, ministrin Lekaj e falënderoi deputetja Muferra Sinik, njëherit edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

-Sponzor-