‘Telenovela’ e Fjollës me Sashën dhe Morenën, Fjolla Morina hakmerret keq

0

Fjolla Morina ka qenë kryetemë e medieve rozë këto ditë.

Kjo për shkak të një videoje që këngëtarja realizoi me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani, i cili njihet si ish i dashuri i Morena Tarakut.

Meqë kishte thashetheme se Fjolla kishte raporte më të afërta sesa miqësore me Sashën ai përmes një sqarimi që bëri sot për medie, shkroi ““Sqarim për mediat… për sa i përket videos me Fjolla Morinën është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi të bëja tag në Instagramin tim… ju përqafoj”.

Për të përmbyllur gjithë këtë ‘telenovelë’, Fjolla ka publikuar një fotografi bashkë me Morenën, për të treguar se ato janë mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën.

“Lëri të flasin”, ka qenë mbishkrimi që ajo i la fotografisë.