Të tronditur nga rasti i Casillasit, Real Madridi vjen me mesazh emocionues

0

Gjendja shëndetësore e Iker Casillas ka shqetësuar të gjithë.

Real Madridi i ka uruar shërbim të shpejtë dhe gjithë të mirat ish-kapitenit shumëvjeçar të klubit, Iker Casillas, i cili pësoi atak në zemër gjatë një seance stërvitore me skuadrën e tij Porto të mërkurën në mëngjes.

Sponzor

Klubi portugez njoftoi se gjendja shëndetësore e portierit spanjoll është e mirë dhe stabile dhe se problemi i tij me zemër është rregulluar.

“Real Madridi dëshiron t’ia shprehë përkrahjen kapitenit të tij të dashur, Casillas. Casillas na ka mësuar gjatë karrierës së tij profesionale për sesi t’i tejkalojmë sfidat e jashtëzakonshme për ta zgjeruar lavdinë e klubit tonë,” thuhet në komunikatën e Real Madridit.

“Ai na ka mësuar se të heqësh dorë nuk është në filozofinë e jetës sonë dhe na e ka dëshmuar shumë herë se të jesh i fortë pavarësisht sa e vështirë është sfida, është mënyra e duhur të arritur te fitorja”, thuhet më tej në komunikatë.

-Sponzor-