Të rinjtë si Majlinda po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë

0

Driton Kuka ndihet i lumtur me suksesin e radhës të garueses së tij më të mirë

Driton Kuka po e shijon suksesin e djeshëm të Majlinda Kelmendit në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael, shkruan Gazeta Express.

Sponzor

Trajneri i suksesshëm e udhëhoqi xhudisten pejane drejt medaljes së artë dhe dominimit absolut në kategorinë deri 52 kilogramë.

“E premtja motivuese. Një ndër fitoret e Majlindës në Grand Prix Tel Aviv. Të rinjtë si Majlinda po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë. Bëhu si Majlinda”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Ndërkohë, sot do të garojë xhudistja tjetër kosovare, Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.

-Sponzor-