Syl Tahirsylaj jep lajmin e fundit për Kosovën, jo përmbytje por ja çka paralajmëron

0

Era dhe reshjet e shiut të cilat janë të pranishme këto ditë në Kosovë, kanë shkaktuar frikë se mund të ketë vërshime në vend.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka thënë se me këtë sasi të reshjeve nuk mund të ketë vërshime.

Sponzor

“Nuk ka vërshime, nuk ka reshje aq të mëdha që me pas vërshime. Vërshime mund të ketë për shkak të mosrespektimit të planit hapësinor. Po ashtu vërshime mund të ketë në disa lokalitete ku janë të dëmtuara këto pjesët anësore të lumit, margjinaturat si i themi ne”, ka thënë ai për Telegrafin.

Tahirsylaj ka theksuar se vërshimet mund të shkaktohen edhe për shkak të mos rregullimit të ujërave të zeza, por sipas tij jo për shkak të reshjeve.

“Sasia e reshjeve që ka ra nuk mund të shkaktojë vërshime siç po thuhet, por vetëm ku nuk janë ndarë ujërat e zeza, mund të ketë vërshime. Asnjë kanalizim nuk funksionon, këto nuk janë vërshime”, ka thënë ai.

-Sponzor-