Sulmohet Ambasada e Kosovës në Stockholm

0

Persona tash për tash të panjohur e kanë sulmuar me mjete të forta Ambasadën e Kosovës në Stockholm, Suedi.
Me këtë rast është thyer xhami i një dritareje të ndërtesës ku është e vendosur Ambasada e vendit tonë.

Ministria e Punëve e të Jashtme, përmes një kumtese për medie, e ka dënon sulmin ndaj objektit të Ambasadës së Kosovës në Stokholm dhe njëkohësisht falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast.

Sponzor

Ky është sulmi i dytë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009.

  

-Sponzor-