Suhareka me peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojëra të Fatit

0

Komuna e Suharekës së shpejti do të filloj një peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat të Fatit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nëpërmjet rrjeteve sociale, përcjellë Klan Kosova.

Sponzor

Me këtë rast i pari i kësaj komune tha:

“Së shpejti fillojmë me peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. Jemi dakorduar në parim me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, që të marrim këtë iniciativë për shfuqizimin e ligjit në fjalë. Për kohën se kur do të filloj mbledhja e nënshkrimeve për peticionin, do të njoftoheni me kohë”.

Pak ditë më parë në një kazino ndodhi një vrasja ku një rreshter i Policisë, i mori jetën një 35 vjeçari që punonte në atë lokal.

-Sponzor-