Srebrenica duhet tē rëndojë në ndërgjegjën serbe, njejtë sikurse Aushvici qē rëndoi nē ate gjermane

0

1.Në Srebrenicë nga çetnikët serb për një javë, (11 korrik -18 korrik 1995) janë masakruar 8372 boshnjakë (nga mosha 14-84 vjeçare) musliman të dorëzuar, të zënë peng, të zënë robër…!!!

2.Mediet dhe shumē politikan të atëhershëm botërorë me indeferencën e tyre mobilizuese për të mos intervenuar ndaj kasaphanes publike, që po manifestohej në sytë e krejt botës, muslimanëve të Bosnjes, u kushtoj hiç më pak se njē gjenocid i paparë ndonjëherë… pas luftës së II botërore! Ndërkaq, sot pas 21 vitesh përkujtimi të kësaj masakre e kasaphane publike, Presidentin serb Vuçiq që vizitoi edhe fizikisht vendin e krimit që e shkaktuan bandat dhe ushtria kriminale serbe, të njejtat medie (por edhe portalet tona lokale!!!) po e viktimizojnë prokurorin e veprës!

Sponzor

3.Ndërgjegja e gjeneratave të reja serbe, nê rast se e dëshiron njē katarsis moral e social, dhe t’i kthehet perspektivave të reja integruese, duhet patjetër ta bartë me dekada tē tëra hipotekën e gjenocidit (sikurse gjermanēt me Aushvicin) dhe krimit kundër njerëzimit, që e ushtroi në Srebrenicë e që mē vonē e vazhdoi në Kroaci dhe Kosovë…

-Sponzor-