Sqarim i MTI-së rreth kronikës së televizionit T7 “Striptiz në Qendër të Prishtinës”

0

14/02/2019

Duke ju referuar kronikës së televizionit T7 “Striptiz në Qendër të Prishtinës”, të datës 13.02.2019, përmes kësaj komunikate për media sqarojmë se: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), ka në mandatin e saj ligjore vetëm regjistrimin e veprimtarive të të gjitha shoqërive tregtare që ushtrojnë veprimtari biznesore në Republikën e Kosovës. Regjistrimi në ARKB ka karakter formal-administrativ dhe kjo nuk predikon ushtrimin e ndonjë veprimtarie për të cilën kërkohet licencë/leje e veçantë.
“CLUB SHQIPONJA STRIPT” SH.P.K. ka bërë regjistrimin e veprimtarisë afariste në ARBK, duke u bazuar në kodet e përcaktuara në NACE. NACE “Klasifikimi Statistikor i Veprimtarive Ekonomike në Bashkimin Evropian”, është subjekt juridik (bazë ligjore) në nivel të Bashkimit Evropian, që obligon përdorimin e klasifikimeve të të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Me legjislacionin në fuqi, janë autoritetet komunale ato që lëshojnë pëlqimet për zhvillimin e veprimtarive afariste nga ana e shoqërive tregtare.

Sponzor

Adresa e “CLUB SHQIPONJA STRIPT” SH.P.K. e regjistruar në ARBK është në Graçanicë dhe nuk ka ndonjë njësi apo degë në ndonjë lokacion tjetër të regjistruar brenda territorit të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, MTI do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të verifikuar nëse ka ndonjë degë apo njësi tjetër ndryshe nga ajo e regjistruar në ARBK.

MTI, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të adresuar këtë çështje.

-Sponzor-