Sot Eklipsi i shekullit – Ç’thonë hadithet?

0

Mbrëmja e ditës së sotme, 27 korrik 2018 do të jetë nata e eklipsit të hënës së kuqe, apo siç e quajnë ekspertët eklipsi i “hënës së përgjakur”.
Ç’thonë hadithet?

Libri: 18. Eklipset

Ebu Bekra r.a. tregon: “Ishim tek i Dërguari i Allahut a.s. kur u zu dielli. Pejgamberi a.s. u ngrit shpejt duke tërhequr xhyben zvarrë derisa hyri në xhami. Edhe ne hymë pas tij. Pasi na priu duke na falur dy rekatë namaz, derisa dielli u duk përsëri, Pejgamberi a.s. na tha: “Dielli dhe hëna nuk zihen për shkak të vdekjes së ndokujt, kështu që, kur të shihni eklipsin e tyre, faluni dhe lutni (Allahun) derisa të kalojë çfarë ju ka ndodhur.”

Në një tregim tjetër thuhet se Pejgamberi a.s. tha: “Por me ta (eklipset) Allahu i frikëson robët e Tij.”
Hadithi i eklipseve përmendet shumë herë dhe në një citim tjetër nga Mugira Ibn Shuëba r.a. thuhet: “U zu dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. ditën që vdiq Ibrahimi (i biri i Pejgamberit a.s.). Nga kjo njerëzit thanë se u zu dielli për shkak të vdekjes së Ibrahimit. I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Eklipsi i diellit dhe i hënës nuk ndodh për shkak të vdekjes së ndokujt dhe as për shkak të ardhjes në jetë të ndokujt. Prandaj, kur të shihni eklipsin, faluni dhe lutni Allahun.” (Buhariu 1040,1043,1048)

Ky eklips do të zgjasë rreth 1 orë e 43 minuta, gjatë së cilës sateliti i Tokës do të shndërrohet në një një të kuqe rubini duke dhuruar spektakël.

Ai do të jetë i dukshëm për të gjithë personat që jetojnë në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë, Azinë jugore dhe zonën e Oqeanit Indian.

Por shkencëtarët kanë dhënë mundësinë që këtë spektakël ta shijojnë që të gjithë përmes transmetimit satelitor.
Çfarë është Hëna e kuqe e korrikut?
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në ndryshim nga eklipset diellore, me këtë fenomen nuk ju duhen mjete speciale për të parë hënën të eklipsojë.

Duke qenë se hëna nuk ka dritë të sajën natyrale, nuk dëmton shikimin.

Gjatë këtij eklipsi, Toka i pengon rrezet e diellit Hënës duke u vendosur në mes tyre.

Hëna kështu kthehet në ngjyrë të kuqe të errët, pasi drita e vetme që arrin tek ajo janë pjesët më të largëta të rrezeve diellore.

Këto rreze i përkasin spektrit të kuq, në ndryshim me ato më të shkurtra me të cilat ndriçohet gjithmonë hëna të cilat janë të spektrit blu e të gjelbërt.

Ku dhe kur do të jetë i dukshëm ky eklips?
Eklipsi në tërësinë e tij do të jetë i dukshëm në vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Jugore.

Eklipsi do të nisi në Australi dhe do të përmbylli fazën e tij të fundit në Amerikën Jugore.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, eklipsi do të fillojë në orën 21:00 në Evropë dhe do të zgjasë për rreth 3-4 orë në total.

Pse është eklipsi më i gjatë i shekullit?
Ajo që përcakton kohëzgjatjen e eklipsit hënor është pozicioni i hënës kur ajo kalon në hijen e Tokës.
Në këtë datë hëna kalon në pjesën më të errët të hijes së Tokës, për këtë arsye është dhe më i gjati nga të gjithë eklipset e hënës.

Për më tepër, hëna do të jetë dhe në pikën më të largët nga Toka.

Që do të thotë se hëna do të duket shumë e vogël në qiellin e mbrëmjes, dhe do të marri më shumë kohë për të përshkruar distancën e plotë të hijes së Tokës.

Kur është eklipsi tjetër hënor?
Sipas të dhënave të AgroWeb.org eklipsi i radhës hënor sipas ekspertëve do të ndodhi në 21 Janar të 2019. Sipas tyre parashikohet që të zgjasë rreth një orë.

Ndërkohë në mbrëmje ju këshillojmë që nëse moti është në favorin tuaj, të dilni në një vend ku qelli është i dukshëm dhe të shijoni spektaklin e hënës së kuqe.