Skandaloze: Zyrtari i Ministrisë së Jashtme godet veturën zyrtare dhe ik nga vendi ngjarjes

0

Drejtori i Përgjithshëm i diplomaicisë së Kosovës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Albert Prenkaj ka goditur veturën zyrtare në oborrin Ministrisë së Jashtme në Prishtinë dhe më pas është lagruar nga vendi ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të premtën që shkoj, pas orarit të punës. Veturën e ka goditur në parking të ministrisë, dhe poashtu zyrtari ka qenë duke vozitur njërën prej veturave të kësaj ministrie.

Sponzor

Prenkaj poashtu ka qenë ambasador në Itali për një kohë, shkruan Gazeta NewBorn.

Sipas informacioneve nga kjo ministri, thuhet se Prenkaj sillet si ‘kapadai’ dhe shpeshë herë ka bërë gjeste të pahijshme që nuk përkojnë me një zyrtar shteti.

Ky nuk është rasti i vetëm ku zyrtarët e shtetit përveç që kanë shfrytëzuar veturat zyrtere, kanë bërë edhe veprime tjera skandaloze dhe të pahijshme/ Gazeta NewBorn/

-Sponzor-