Sipas Joshua, këta janë tre boksierët më të mirë në histori

0

Anthony Joshua ka emëruar tre boksierët që sipas tij janë më të mirët të historisë.

Britaniku i cili edhe vitin 2018 po e mbyllë me suksese të shumta, në një intervistë të tij ka dhënë shumë përgjigje interesante.

Sponzor

Një ndër ato që tërhoqi vëmendje ishte edhe përgjigja për tre boksierët më të mirë në histori, sipas tij.

“Jack Johnson, për shkak të kohës kur ai boksonte, problemet që duhet kalonte dhe ishte më i miri” ka thënë Joshua duke zbuluar emrin e parë, transmeton lajmi.net.

“Muhammad Ali! Kishte lëvizje për të drejtat e njeriut në Amerikë. Kështu që, ai bëri shumë për këto probleme shoqërore, anash madhështisë së tij në boks” ka thënë tutje AJ.

“Së treti, Mike Tyson, për mua. Kur shkova të boksoj u dashurova në ato që pash nga Mike Tyson. Ai ishte një djalosh nga Brooklyn i cili kaloi në shumë probleme kur ishte në moshë të re. Kam lexuar librin e tij” është përgjigjur Joshua.

Kujtojmë se aktualisht Joshua mbanë rripin e WBO, IBF, WBA dhe IBO.

Duelin e radhës britaniku i lindur në Watford do ta zhvillojë më 13 prill, me kundërshtarin ende të panjohur. /Lajmi.net/

-Sponzor-