Si u bë ky mashkull shkaku i SHERRIT mes Tayna-s dhe këngëtares shqiptare: ‘Ti ke famën, por ai merr paratë e tua, kështu që…

0

Tayna hoqi dorë nga “mami” dhe vendosi një emër të ri, që solli reagime të mëdha tek ndjekësit.

Mamin e bonën bajat krejt tu e përdor, prej ktij momenti thirrëm ‘Njerkë’, sepse unë ta marr karierën dhe burrin gjithashtu.

Sponzor

Pas këtij statusi reagoi Arta Memedi, një tjetër këngëtare e njohur e cila shkruante: “Ti gjithmonë do të jesh e dyta. Ti ke famën por ai t’i merr paratë, unë i kam pasur të dyja”.

Përflitet se Arta ka qenë në një lidhje me menaxherin e Taynës, Rinorin dhe në një intervistë për “Mirage”, këngëtarja është shprehur se ai ka mbajtur anën e saj pasi ja ka fshirë postimin Taynës.

Foto e Taynës është fshirë nga Rinori, ai as nuk e ka lexuar çfarë ka shkruar Tayna por duke e fshirë postimin në një anë më ka mbrojtur edhe mua, pra nuk është pajtuar me mendimin e Taynës”, u shpreh Arta.

E kam nisur karrierën 3 vjet më herët se Tayna.

Unë nuk hyj në zhanrin e Taynës që të krahasohet me mua ose të më thumbojë kur unë as që e kam marrë inisiativën të shkruaj për të.

Mami ka me pas para meje, para Taynës, mbas meje dhe mbas Taynës.

Njerëzit nuk i duan njerkat, duan mamat.

Unë kurrë nuk jam kapur me këngëtarë të tjerë për famë se fama që vjen shpejt bie shpejt”, tha këngëtarja.

-Sponzor-