Si e komenton Muharrem Nitaj deklaratën e Kryeministrit Haradinaj për fenë?

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka folur rreth deklaratave të Kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me përkatësinë fetare të familjes së tij.

“Nuk është shqetësuese deklarata e kryeministrit”, thotë Nitaj.

Sponzor

“Njeriu e ka tregu një pjesë të historisë së familjes së tij”, thekson ai në ‘Pressing’.

“Për mua shqetësuese janë përpjekjet që një fakt që është i ditur jo vetëm në rastin e Haradinjat shndërrohet në temë debati dhe sulmesh për denigrimin e një personi të caktuar”, thotë Nitaj.

Sipas tij, deklarata e të parit të ekzekutivit nuk ka të bëjë me preferencën e tij.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nxiti reagime të mëdha kur në një televizion serb u deklarua rreth përkatësisë fetare, duke thënë se familjarët e tij në të kaluarën kanë qenë katolikë.

-Sponzor-