Show edhe në Kuvendin e Shqipërisë: Groshë, pilaf e frikë. Më mirë një gotë raki se kokainë

0
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Debati i kësaj të enjteje ka qenë më shumë i mbushur me batuta mes opozitës dhe mazhorancës. Replikat Rama-Basha-Berisha të njëpasnjëshme. Ndërkohë, pas një replike të Bashës ka ardhur përgjigjja e kryeministrit Edi Rama duke përmednur pras dhe karrota. Ai tha se opozita do vetëm të fshihet, e sipas tij nisen për diku dhe kthehen për diku tjetër, nga Jerusalemi tek karota, nga Palestina tek prasi. Rama përmendi sërish “Gurin” dhe i kujtoi lapsusin me llogaritjet matematikore të bëra nga Basha në Kuvend. Por kryeministri e ka paralajmëruar Bashën edhe se do e rrahin.

“A ju thashë, duan vetëm një vend ku të fshihen. Duan vetëm t’i ikin ëndrrës së keqe që shohin me sy hapur dhe që i lë pa gjumë, prandaj nisen për diku, pastaj veçse kthehen për diku tjetër. Sot erdhën këtu, ishin nisur për Jerusalem, befas komisari ndaloi në Divjakë. Shtatë herë shtatë 42. Nga Jerusalemi tek karota, nga Palestina tek prasi. Guri o guri hajde se do na rrahin, hajde guri se po na rrahin. Një gjë po ta them i dashur miku im Lulzim, ma dëgjo sot këtu përpara të gjithëve, unë e di si do shkojë kjo punë, e mbaj mend. Në fund këta do të rrahin ty, këta se do iu ngordhi gomari dhe do i bien samarit. Pastaj 7x 7 42, një kg karota, gjysmë kile presh, në fund do përfundojë kjo punë që do të nxjerrin këta në rrugë të madhe. Pastaj si ta kesh fatin ti dhe këta,. Ka një stacion, stacioni është drejtësia e re, aty do shikojmë kush jeni ju e kush jemi ne”, – deklaroi Basha.

Sponzor

Pas fjalës së Ramës i cili ka ironizuar opozitën duke përmendur fjalët ‘groshë, pilaf dhe frikë’, është ngritur për replikë në foltoren e Kuvendit ish-kryeministri Berisha. Ai është shprehur se Rama u përpoq që të ofendojë Dashamir Shehun, por është më mirë që të pish raki se sa kokainë. Po ashtu ai ëhstë shprehur se është më mirë se sa ta shndërrosh vëllain në shndërrosh vëllain në trasportues të bandave të drogës.

“Thjeshtë dua të them se u përpoqe të ofendoje Dash Shehun se pi ndonjë gotë, por më mirë gota se sa vizat e kokainës. Me mirë se të dorëzosh vëllain tek banda e Xibrakës dhe ta shndërrosh atë në trasportuesin kryesor të bandës.” – u shpreh Berisha.

-Sponzor-