Shikoni motin, nëse keni planifikuar të vizitoni Shqipërinë

0

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri edhe të dendura me këto të fundit më tepër në relievet malore në Lindje të vendit.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në orët e mesditës deri në ato të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët lokalisht mesatar në relievet kodrinore dhe malore në Lindje.

Në orët e nxehta të ditës pranë relieveve malore reshjet edhe në formën e stuhisë afatshkurtër. Nga reshjet përjashtohen zonat e ulëta dhe vija bregdetare. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-15 m/sek më e theksuar në bregdetin Jugor. Deti i forcës 3 me lartësi vale 1.8 metër.