Shifrat e kredive të kosovarëve nëpër banka

0

Banka Qendrore e Kosovës thotë se kemi një rritje të kredive që janë marr nga qytetarët dhe bizneset.

Të dhënat e publikuara tregojnë se kreditë kanë arritur në një vlerë prej 2 miliardë e 661 milionë euro.

Sponzor

Prej tyre, bizneset kanë sasinë më të madhe të kredive, apo 1 miliardë e 697 milionë euro, apo një rritje për këtë kategori prej 10.9%.

Ndërsa, ekonomitë familjare kanë marr kredi nga bankat 958 milionë euro, apo një rritje prej 12%.

Pjesa më e madhe e kredive kanë një kohë të maturitetit deri në 10 vjet, apo nga 5 deri në 10 vjet. Një numër shumë i vogël i kredive janë me shkallë të maturitetit (kohëzgjatje) prej mbi 10 vjet.

Megjithatë, sasia e kredive që kanë marr familjet dhe bizneset është larg më e vogël se sa paratë që disa familje e biznese i kanë duke i ruajtur nëpër bankat e Kosovës.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës thonë se kemi 2 miliardë e 661 milionë euro kredi, mirëpo sasia e depozitave në muajin gusht ka arritur në 3 miliardë e 85 milionë euro.

Bazuar në këto të dhëna del që familjet kosovare janë më të pasurat.

Sasia e parave që janë duke u ruajtur (depozituar) nëpër bankat e Kosovës të ekonomive familjare në muajin gusht ka arritur në 2 miliardë e 228 milionë euro.

Kemi pasur një rritje vjetore të depozitave të ekonomive familjare në nivel prej 5.6%. Kurse, bizneset në muajin gusht kishin të kursyera vetëm 698 milionë euro, larg më pak se ekonomitë familjare. Rritja vjetore e depozitave të ndërmarrjeve ishte 9.5%. /kallxo.com/

-Sponzor-