Sherifi: Limaj ta udhëheqë dialogun, përfaqëson interesat e vendit më mirë së Thaçi

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismasocialdemokrate, Bilal Sherifi ka theksuar se mendon së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Albin Kurtit nuk i takon që të drejtonte dialogun e ri në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se ndonëse nuk ka asgjë kundër Kurtit mendon se platforma e re e bisedimeve në mes dy vendeve, nuk duhet të varet nga një individ.

Sponzor

“Ata më nuk janë sikurse kanë qenë më herët me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Janë ndarë në dysh, edhe pse unë nuk kam asgjë kundër as pro Albin Kurtit si individ”, ka shtuar Sherifi.

Sipas tij, duhet të ndërtohet një sistem i gjithanshëm, ku do të kishte kushtëzim reciprok, ku krejt barra nuk do të binte mbi një individ, sepse “kjo do të ishte një model i rrezikshëm”.

Ndërsa, duke folur për rolin e Fatmir Limajt në procesin e bisedimeve me Serbinë, ai ka theksuar se nuk e vë në dyshim se Limaj i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta udhëhequr këtë proces.

“Natyrisht jo i vetëm, por i pari ndër të barabartët, nëse Kryeministri është më i zënë”, ka thënë ai.

Sherifi është shprehur se Limaj përfaqëson më mirë interesat e Kosovës, për shkak se Limaj mundë të thirret më shpesh për të dhënë përgjegjësi, ndërsa Thaçi jo.

“Unë besoj se Limaj mundë të përfaqësoj interesat e shtetit më mirë se Thaçi, padyshim”, ka shtuar ai.

-Sponzor-