SHBA dërgon 1, 000 marinsa shtesë në Azinë lindore për t’iu kundërvënë Kinës

0

Pentagoni ka raportuar një plan për të “lëvizur muskujt kryesor” nga Lindja e Mesme drejt Kinës Lindore, me vendosjen e mijëra marinsave. Qëllimi është që të “bind kombet e Pacifikut që të qëndrojnë me Shtetet e Bashkuara” dhe jo me Kinën.

Sipas raportit “Wall Street Journal”, plani i SHBA-së është të shtyjë prezencën ushtarake në Pacifikun Lindor me vendosjen e Njësisë së Ekspeditës Marinare (MEU).

Sponzor

MEU është një grup që përbëhet nga afro 2, 200 marinsa të cilët operojnë në kontekstin e sulmeve amfibe, aeroplaneve, tankeve, armatimit të rëndë dhe pajisjeve tjera ushtarake.

Një vendosje tipike zgjat për shtatë muaj dhe mund të përfshijë misionet në breg si patrullat ose trajnimet ushtarake, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Raporti, duke cituar zyrtarët ushtarakë, nuk thotë se sa MEU do të dërgohen në rajon. SHBA tashmë ka rreth 50,000 anëtarë të shërbimit në Japoni, pothuajse 30,000 në Korenë e Jugut dhe 7,000 më shumë në Guam.

Në këtë lëvizje, Pentagoni do të shtojë numrin e marinsave në Darwin të Australisë. Për momentin, 1, 250 trupa janë të vendosur atje në detyra të radhës të trajnimit që zgjasin gjashtë muaj çdo vit.

-Sponzor-